Kosova
KQZ-ja pret Supremen që ta shpallë rezultatin
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar dje në Gjykatë Supreme për 1806 fletëvotimet e mërgatës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme për ankesat që ka bërë dje Lëvizja Vetëvendosje për votat e ardhura nga diaspora. Kështu ka bërë të ditur KQZ-ja në një përgjigje për Gazetën Express.
Nga KQZ-ja zëdhënësi Valmir Elezi ka thënë se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare, sepse duhet të priten çështjet që janë parashtruar në institucionet e tjera.
“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare, sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka thënë Elezi, derisa ka konfirmuar se tani ka mbetur vetëm ankesa e VV-së në Gjykatën Supreme, përcjell Albinfo.ch.
“Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesën që është parashtruar”, ka deklaruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar dje në Gjykatë Supreme për 1806 fletëvotimet e mërgatës, të cilat nuk janë numëruar.
E-Diaspora
-
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit Ambasadori Latifi mori pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri, të organizuar në Kalaja e... -
Cyrih ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare -
Politikë për mua do të thotë të ndërtosh ura
Jeta në Zvicër
-
Tensione në Bernë për zbatimin e iniciativës për infermierinë Në Zvicër janë rritur tensionet politike lidhur me zbatimin e iniciativës për infermierinë, e miratuar nga... -
Europa duhet të rishikojë sigurinë ushtarake përballë tërheqjes amerikane, paralajmëron eksperti i mbrojtjes -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrih ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026














