Lajme
Kroacia e rrept edhe ndaj shqiptarëve të Serbisë
Shqiptarët me pasaporta serbe nuk po lejohen të hyjnë në Kroaci, pasi shteti kroat vendosi embargo ndaj Serbisë për shkak valës së emigrantëve të Lindjes së Mesme
Autoritetet e Kroacisë kanë vazhduar embargon ndaj Serbisë, duke mos lejuar të hyjnë asnjë maune me mallra e madje asnjë qytetarë me nënshtetësi serbë në këtë. Kësaj embargoje nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë kthyer në kufirin Batrovic-Bajkovo.
Një qytetar që ishte nisur për në Slloveni, i tha Albinfo-Ch, se autoritetet kroate i kthyen në kufi të gjithë ata pasagjerë që ishin në autobusin e kompanisë “Zhitia” të linjës-Gjilan-Prishtinë-Maribor.
“Ne ishim pesë veta në autobus me pasaporta të Serbisë dhe në kufij, policia kroate na zbriti nga autobusi, duke na urdhëruar që të kthehemi mbrapa”, tha ky pasagjerë, duke treguar se të gjitha ata të tjerët që patën pasaporta të Kosovës, i lejuan të vazhdojnë rrugën.
“Polici kroat me tha se kam mirëkuptim ndaj jush (shqiptareve të Serbisë), por urdhri është ndaj çdo shtetasi të Serbisë mos të lejohet të hyj në Kroaci”, tha ky pasagjer, duke treguar se nga kufiri në Bujanoc, janë kthyer me një autobus të linjës Munih-Tetovë.
Kroacia i ka mbyllur tetë pika kufitare me Serbinë, për shkak të fluksit masiv të emigrantëve dhe refugjatëve që Serbia ka orientuar në drejtim të shtetit kroat. Me këtë rast Zagrebi ndaloi të gjithë kamionët, tashmë edhe qytetarët, që vinin nga Serbia, me arsyetimin se Beogradi po i orienton emigrantët vetëm nëpër Kroaci, por jo në Hungari dhe Rumani.
I menjëhershëm, ndërkaq ishte edhe reagimi i Beogradit, i cila ka ndaluar transportin e mallrave të Kroacisë, në shenjë hakmarrje. Mediet raportojnë se tensionet ndërmjet dy shteteve që kanë hasmërinë gati më të madhe në Ballkan, kanë çuar në pikën më kritike mes dy vendeve që nga lufta e fundit 1991-1995.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë














