Kosova
Kryeministri Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Brukselit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e Brukselit, të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Kurti tha të enjten se më 22 qershor do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Borrelli, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
“Nesër do të udhëtoj nga Roma për në Bruksel, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në dialogun e nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë Borrell. Do të insistoj në lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”, shkroi Kurti në Twitter, përcjell Albinfo.ch.
Më herët gjatë 21 qershorit zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se pret që Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim.
Burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë kanë përmendur mundësinë që Kurti dhe Vuçiq të mos kenë takim direkt, por vetëm takime bilaterale me Borrellin.
Më herët, Vuçiq ka thënë se nuk do të takohet me Kurtin në Bruksel. Megjithatë, ai ka deklaruar se do të vendosë nëse “teknikisht do të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme Sipas analizës së World Weather Attribution, një ngjarje e tillë do të kishte qenë praktikisht e... -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku












