Literaturë
“Kthimi i Lasgush Poradecit në Graz”, një projekt austriak mbi poetin e madh shqiptar
Projekt i Landesbibliothek Steiermärkische Landesbibliothek në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave Austriake, Revistën letrare Lichtungen...
Ekspozita „Ich höre einen Vogel klagen“ (Nga poezia e Lasgush Poradecit “Ndjej vajtimthin e një shpesi” e artistes Lori Lako do të hapet të premten, më 19 janar 2024, në orën 18:00, në Bibliotekën Shtetërore të Republikës Steiermark. Kështu informon gazeta austriake Meinbezirk duke i bërë jehonë një projekti interesant shqiptaro-austriak kushtuar Lasgush Poradecit dhe “kthimit” të tij në Graz, shkruan albinfo.ch.
Instalacioni i artistes shqiptare Lori Lako trajton një nga temat qendrore të poezisë së Poradecit: natyrën dhe gjallesat e saj. Ekspozita përpiqet të udhëheqë një reflektim të hapur mbi gjendjen e natyrës aktuale përmes bashkimit të elementeve natyrore dhe artificiale, reale dhe false, analoge dhe dixhitale, të përkohshme dhe të përhershme.
Botimi dygjuhësh i revistës letrare “Lichtungen #1”, i cili i kushtohet Lasgush Poradecit në aspektin letrar, artistik dhe eseistik, botohet me rastin e ekspozitës së përmendur.
Bëhet fjalë për një projekt të Landesbibliothek Steiermärkische Landesbibliothek në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave Austriake, Revistën letrare Lichtungen LICHTUNGEN dhe < rotor > Qendër për Artin Bashkëkohor.
Në këtë kuadër, të shtunën, më 20 janar, mbahet simpoziumi “LASGUSH PORADECIS RÜCKKEHR NACH GRAZ” (Kthimi i Lasgush Poradecit në Graz), ku do të bëhet fjalë për poezinë e Lasgushit, jetën dhe sfidën e përkthimit të poezisë së tij, përcjell albinfo.ch.
Nga ora 9:30-10:30 bëhet prezantimi i filmit dokumentar “Prof. Dr. “Lasgush Poradeci dhe Austria” (26:00 min). Bisedë për trashëgiminë krijuese të poetit me vajzën e tij Marie Poradeci dhe me Lindita Komanin.
10:30-12:00 – Referime nga Kristaq Jorgo, Eldon Gjikaj dhe Sokol Çunga. Takimin e moderon albanologu i njohur austriak: Robert Pichler.
Pasdite do të ketë një Panel diskutimi për vështirësinë e përkthimit të Lasgush Poradecit dhe për poezinë shqipe. Pjesëmarrës: Lindita Komani, Andrea Grill, Zuzana Finger; Moderator: Robert Pichler
Orari i hapjes së ekspozitës: HËN-PRE 9:00-17:00, e enjte deri në orën 20:00
Mbyllur të dielave dhe festave publike.
Hyrja është falas.
Ekspozita mund të shihet në bibliotekën shtetërore deri më 5 prill 2024.
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit











