Kosova
Kurti: Dita e Forcës na gjen më të fortë se kurrë
Kryeministri në detyrë për Forcën e Sigurisë së Kosovës: Brezat e rinj jetojnë të sigurtë dhe në paqe
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Forcës, duke theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) sot është më e fuqishme dhe më e pajisur se kurrë më parë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kurtit, në katër vitet e fundit janë investuar mbi 430 milionë euro në armatim dhe pajisje, duke e transformuar FSK-në nga një ushtri më pak e pajisur madje edhe se Policia e Kosovës, në një forcë të pajisur me teknologji moderne dhe kapacitete të avancuara.
Kryeministri ka theksuar se ushtria kosovare tashmë ka në inventar dronë Skydagger dhe TB-2 Bayraktar nga Turqia, sistem Puma dhe anti-tank Javelin nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa së shpejti pritet të funksionojë fabrika e prodhimit të municionit dhe dronëve “Made in Kosova”, si dhe të furnizohet me helikopterë Black Hawk nga SHBA.
“Me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë e gjithnjë e më shumë, brezat e rinj jetojnë të sigurtë, në paqe, zhvillohen dhe lulëzojnë,” ka shkruar Kurti në mesazhin e tij.
Ai gjithashtu ka falënderuar aleatët tanë NATO dhe SHBA, si dhe oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e FSK-së, të cilët edhe gjatë ditëve festive shërbejnë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve pa dallim.
Gëzuar Ditën e Forcës, 27 nëntori!
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar Aksidenti ndodhi gjatë uljes pranë një kantieri në Mezzovico-Vira, një person në gjendje kritike... -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore













