Kosova
Kurti e Osmani, në Forumin e Paqes më 10 e 11 nëntor
A do të ketë takim me Macron-in në Paris?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të jenë në Paris më 10 dhe 11 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në “Paris Peace Forum”, ngjarje që është zhvilluar edhe vitin e kaluar.
Në këtë ngjarje Osmani dhe Kurti ishin takuar vitin e kaluar me presidentin francez, Emmanuel Macron, ku tema kryesore kishte qenë dialogu me Serbinë.
Sipas burimeve, ka shumë mundësi që një takim i krerëve të shtetit me Macronin të përsëritet.
Presidenti francez gjatë këtij muaji ka qenë në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku nuk pati fjalë të mira për Kosovën.
Sipas tij, “krerët e shtetit kosovar nuk e kanë mbajtur fjalën”, duke shtuar si mbi atë fjalë të dhënë ”Franca ishte pajtuar për liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve Sipas organizatës për mbrojtjen e pacientëve në Cyrih, janë dokumentuar më shumë se 40 raste që... -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese












