Kosova
Kurti: Faktorët ndërkombëtarë ta gjykojnë dhe ta dënojnë sjelljen e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që ndërkombëtarët të sanksionojnë Serbinë, pas refuzimit të kësaj të fundit të nënshkruajë marrëveshjen në Ohër, e pastaj të deklarojë se nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë, ta dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur zhvillohen takime thotë ‘nuk nënshkruaj’, e ndërmjet takimeve thotë ‘nuk zbatoj gjë’”, ka deklaruar Kurti.
Tutje Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratat e tjera të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë që Kosova vazhdon të jetë konstruktive në dialog. “Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara, nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, meqenëse Marrëveshja Bazë është njohje de facto. Pra, unë besoj se kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë partnerët, aleatët, miqtë tanë të vendeve demokratike në Perëndim, dhe jo vetëm, të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktivë, të përkushtuar, e kreativë si asnjëherë”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse Kosova e Serbia nuk nënshkruan asnjë dokument, Bashkimi Evropian tha se palët duhet të zbatojnë çdo pikë që del nga aneksi i dakorduar në Ohër, ndryshe për vendet do të ketë pasoja në procesin e integrimit të tyre evropian dhe po ashtu edhe në aspektin financiar e ekonomik.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












