Kosova

Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë

Kurti: Arrestimi i tre policëve na detyron ta rrisim kontrollin kufitar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se cenimi i sovranitetit të territorit të Kosovës dhe rrëmbimi i policëve e detyron shtetin e Kosovës që ta rrisë kontrollin kufitar, raporton Syri.net Kosova, përcjell albinfo.ch.

Përmes një konference për medie, Kurti kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë nga Serbia.

Derisa kërkoi edhe nga faktori ndërkombëtar që të bëjë trysni për një gjë të tillë.

“Cenimi na detyron që ta rrisim kontrollin kufitar. Synimi ynë është siguria. Ne edhe një herë e kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer dhe kërkojmë nga ndërkombëtarët që të bëjnë trysni në Beogradin zyrtar për lirimin e tyre”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrime në apetite dhe tha s enjë veprim i tillë nuk e befason.

“Ajo që është e çuditshme është toleranca e ndërkombëtarëve, e cila kërkon pretekste për eskalim të situatës. Rrëmbimi i zyrtarëve të Kosovës është dëshmia më e qartë dhe e freskët e saj”, u shpreh Kurti.