Kosova
Kurti: Serbia refuzon ta hapë pikëkalimin kufitar në Svircë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për moszbatim të marrëveshjeve. Ai ka thënë se Serbia po refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë për moszbatim të marrëveshjeve. Ai ka thënë se Serbia po refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve.
Ai i bëri këto komente në një postim në Facebook, ku ka treguar se ka vizituar vendkalimin kufitar Kapia (Porta), bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Rrahim Kadriaj.
“Në mes të rrugës ata kanë vendosur barrikadë me cunga”, ka shkruar mes tjerash Kurti.
Më poshtë postimi i plotë i Kurtit:
Kapia do zbatim
Më 2 dhjetor 2011 u pati nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, e cila vazhdon të mos zbatohet nga Serbia.
Në vendkalimin kufitar Kapia (Porta) ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës isha sot bashkë me kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj. Aty na pritën oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri. Këta evokuan kujtimet kur u vendosën për herë të parë këtu te kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016. Në anën tjetër të kufirit, Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve. Në mes të rrugës ata kanë vendosur barrikadë me cunga. E, në të dy anët e kufirit është fshati i njëjtë Svircë. Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje që detyrohen të udhëtojnë mbi 15 km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër.
Kapia do zbatim, porta duhet të hapet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













