Kosova
Kurti takon Lajçak-un në Greqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak, zhvilluan takim mbi dialogun Kosovë-Serbi.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se u diskutua mbi agjendën e takimit në nivel të lartë negociator që do të mbahet më 2 maj në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Mes tjerash, bëhet e ditur se u diskutua edhe për Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kryeministri Kurti theksoi se Marrëveshja bazike duhet të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu u bë e ditur se Kurti dhe Lajçak biseduan edhe për zgjedhjet lokale në Veri.
Emisari Lajçak u shpreh se pret takim të qetë.
“Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmanget çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”, ka thënë Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Takimi mes Kurtit dhe Lajçak u zhvillua në Greqi, në kuadër të Forumit Ekonomik në Delphi.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno










