Kosova
Kurti: Të padrejta sanksionet
Zyrtarisht, Bashkimi Evropian ka njoftuar që ka filluar me implementimin e sanksioneve ndaj Kosovës. Këto masa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të padrejta.
“Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet edhe autokratik, edhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë, ku i ka shkaktuar katër luftëra. Sido që të jetë, ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mund të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit, as me kushtetutshmërinë e vendit tonë, andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra, ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jetë e plotë, e mbase edhe të rritet për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka thënë Kurti, përcjell albinfo.ch.
Tutje, kreu i ekzekutivit në Kosovë ka përsëritur se është i gatshëm për shtensionim të situatës.
“Tryeza e dialogut është për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë dhe gjithashtu për deeskalim. Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, pra me njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur publikisht në të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova, edhe Serbia, si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, tha Kurti, përcjell albinfo.ch.
Si masë është pezulluar përkohësisht puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?












