Të tjera
Kush është garuesi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”
Garuesi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020” është Enzo Leonetti, një italian, e ëma e të cilit është me origjinë shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Në një prononcim për albinfo.ch, ai ka thënë se në Lozanë të Zvicrës e përfaqëson Shqipërinë, fakt ky që po e bën atë të ndjehet shumë i lumtur dhe i emocionuar,
“Jam në Lozanë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, ku do ta përfaqësoj Shqipërinë dhe ndjehem shumë i lumtur dhe i emocionuar”, është shprehur Enzo Leonetti.
Ai gjithashtu garën e nesërme e ka cilësuar si shumë të rëndësishme, provat për të cilën garë i ka mbajtur edhe sot.
Duke falënderuar Federatën e Skive dhe Komitetin Olympik në Shqipëri për mundësinë që i ka dhënë të marrë pjesë në këto lojëra, ai ka premtuar se do ta japë maksimumin./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













