Kosova
Lajçaku rendit tri kërkesat e BE-së për Kurtin e Vuçiqin
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lakçak, ka qëndruar në Uashington DC gjatë kësaj jave që po e lëmë pas, ku thotë të ketë zhvilluar diskutime produktive me kolegë dhe zyrtarë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta BE-SHBA.
Në një postim në Facebook, ai tha se qëndrimi në ShBA ishte shumë i rëndësishëm për të krahasuar shënimet “me bashkëbiseduesit e mi gjatë kësaj kohe të ndjeshme”.
Në takimet që i ka zhvilluar me nënsekretaren e shtetit Victoria Nuland dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet, Lajçaku thotë se kanë ndarë “një vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës”.
“Ne theksuam rëndësinë e depërshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, u shpreh ai.
Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Lajçaku thotë të jetë takuar edhe me kolegun e tij, Zëvendësndihmës Sekretarin, Gabriel Escobar, për të shkëmbyer shënime mbi situatën në rajon.
“Vlerësohet shumë bashkëpunimi ynë i ngushtë dhe mbështetja e fortë nga SHBA-ja”, deklaroi emisari evropian.
Për më tepër, Lajçaku thotë se pati diskutime domethënëse me disa zyrtarë amerikanë, duke përfshirë Zëvendëskëshilltarin kryesor të Sigurisë Kombëtare, Jon Finer, Drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat, Senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy dhe Ndihmëssekretarin e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.
“Isha me fat që u takova edhe me Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së, Rosemary DiCarlo, gjatë vizitës së saj të shkurtër në DC. Këto diskutime rrodhën rreth situatës së sigurisë, hapave të nevojshëm për depërshkallëzimin dhe rrugës përpara si në dialog, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, theksoi emisari i BE-së.
Nga SHBA-ja ai thotë të jetë kthyer menjëherë në Bruksel “për të ndihmuar Përfaqësuesin e Lartë Borrell në zhvillimin e takimeve të menaxhimit të krizës me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin Albin Kurti”.
“Synimi ynë ishte të gjejmë një rrugëdalje nga situata në veri të Kosovës, e cila vazhdon të jetë shumë e tensionuar. “Në emër të BE-së, pritshmëritë tona të qarta ua prezantuam të dyja palëve, të fokusuara në 3 elementë: 1. depërshkallëzimi, 2. zgjedhje të reja në veri, 3. kthim në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Ditët në vijim do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me të dyja palët, ndërsa do të ndjekim nga afër zhvillimet në terren”, përfundoi Lajçaku.
Kujtojmë se të enjten, Kurti dhe Vuçiqi qëndruan në Bruksel për takime me Borrellin e Lajçakun. Pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, Borrelli doli në një konferencë për media, për të treguar se palët janë pajtuar për zgjedhje të reja në komunat veriore, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.
Po ashtu, tha se EULEX-i do t’i monitorojë rastet e serbëve të arrestuar në Kosovë, arrestime të cilat ai i quajti “arbitrare”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih” Kwshilltarja kantonale e GLP-sw, Chantal Galladé dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se si është e...
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet