Të tjera

Lajme inkurajuese për sportistët e Kosovës nga Komiteti olimpik spanjoll

Komiteti olimpik spanjoll ka kritikuar marrëdhëniet e Qeverisë së saj në Madrid, me atletët nga Kosova.
“Në të gjitha vendet e botës, përveç në Spanjë, kosovarët konkurrojnë pa ndonjë problem, me të njëjtat të drejta dhe garanci si atletët e tjerë”, ka thënë presidenti i COE, Aljandro Blanco, sipas gazetës “El Pais” të edicionit të së martës, informon Albinfo.ch.
Nga fillimi i muajit, atletët nga Kosova nuk u lejuan të marrin pjesë me flamurin e tyre në Kupën e Botës në karate në Madrid. Ata mbanin inicialet e federatës së tyre në anën e pasme, në tabelat e rezultateve pas emrave të atletëve shfaqej shkurtesa e Federatës Botërore WKF.
Spanja refuzon të njohë Kosovën nga frika se do të pasojnë ambiciet e separatistëve në vendin bask dhe në Kataloni. Kosova është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që nga viti 2014. Sipas një raporti të mediave, IOC u ka bërë thirrje federatave ndërkombëtare sportive që të mos organizojnë ngjarje të rëndësishme sportive në Spanjë, derisa atletët nga Kosova të mund të marrin pjesë atje pa diskriminim. Rreth saj raportoi portali sportiv politik “insidethegames.biz“, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse Qeveria spanjolle nuk është në gjendje të garantojë qasje në konkurrim për secilin atlet, jo vetëm nga Kosova, duhet të paralajmërojmë të gjitha shoqatat ndërkombëtare që nuk duhet të mbajnë kampionate ndërkombëtare përderisa problemi të mos zgjidhet”, ka deklaruar Pere Miro, ushtrues detyre i sekreatrit të përgjithshëm të IOC.
“El Pais” ka cituar një burim joqevereitar me fjalët se në Kupën e Botës në karate në Madrid ishte paraparë që të ngritet flamuri dhe të intonohet himni i Kosovës, po që se ndonjë atlet kosovar do të fitonte ndonjë medalje, gjë që nuk ka ndodhur, njofton Albinfo.ch.