Lajme
Lëndohen 21 ushtarë të KFOR-it
Zëdhënësi i Kfor-it, Novicki ka thënë se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë
Gjatë aksionit të mbrëmshëm të KFOR-it në veri të vendit për heqjen e barrikadës tek vendi i quajtur Kërshi i Dudës, raportohet se janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it. Lajmin për lëndimin e ushtarëve të KFOR-it e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, raportojnë mediat serbe.
Novicki ka thënë se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë.
Aksioni i mbrëmshëm sipas tij ka qenë plotësisht me mandatin e KFOR-it për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes. Nga ana tjetër, nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar intervenim mjekësor për shkak të gazit lotsjellës, njofton indeksonline.net.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad Një familje serbe del para gjykatës në Thun, e akuzuar për organizimin e një rrjeti shfrytëzimi... -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar












