Lajme
Maqedonasit më të sigurt në Serbi sesa në Kosovë
Shqiptarët theksojnë të kundërtën, më të pasigurt ndjehen në Serbi
Çdo i treti maqedonas deklaron se gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në vendet fqinje më të sigurt ndjehen në Serbi, ndërsa më të pasigurt në Kosovë.
Në nivelin e ulët është shprehur qëndrimi edhe ndaj Shqipërisë. Kjo bëhet e ditur sipas anketës së realizuar nga agjencia “Rejting”, transmeton INA.
Nga ana tjetër shqiptarët theksojnë të kundërtën, ku më të pasigurt ndjehen në Serbi. Sipas hulumtimit të bërë theksohet se qytetarët e Maqedonisë, e lidhin sigurinë e tyre me raportet politike dhe të afërsisë me vendet e tjera, sidomos ato fqinje. Ashtu për maqedonasit thuhet se ndjehen të sigurt edhe në Turqi, për shkak të raporteve të mira politike, ndërsa vetëm 32 për qind theksojnë se kanë siguri në Greqi.
Republika e Kosovës për maqedonasit radhitet në listën e fundit sa i përket sigurisë.
Sa i përket sigurisë së tyre në Serbi ata theksojnë se gjuha dhe afërsitë e tjera janë faktorët që i lidhin me Serbinë dhe mund të kuptohen në këtë vend. Anketa bën të ditur se çdo i treti qytetar maqedonas ka theksuar se ka lidhje familjare në Serbinë fqinje, ndërsa anketa bën të ditur se vetëm 5,8 për qind kanë lidhje familjare në Shqipëri, derisa në Turqi janë shifrat deri në 12 për qind.
Anketa është realizuar gjatë periudhës 3 deri më 7 mars ku janë anketuar mbi 1600 anketues. Disa ditë më parë e njëjta anketë nxorri në sipërfaqe dallimin e madh të preferencave shqiptare dhe maqedonas për anëtarësim në NATO dhe BE.
Shqiptarët deklaruan se rreth 90 për qind janë për në NATO dhe BE, derisa vetëm mbi 26 për qind e maqedonasve u deklaruan pro afrimit në këto organizata.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë














