Maqedonia

Maqedoni: Orë policore do të ketë deri më 1 qershor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të vazhdohen masat restriktive.

Me këtë vendim parashihet që ora policore të vazhdohet deri më 1 qershor, në formatin e njëjtë. Do të fillojë në orën 00:00 dhe do të mbarojë në orën 04:00.

Gjithashtu, parashihet që objektet hotelerike të punojnë deri në orën 23:30.