Maqedonia
Maqedonia i bashkohet sistemit të BE-së për certifikatat COVID-19
Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina bashkohen me sistemin COVID-19 të bllokut evropian
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.
Me këtë vendim, të tri vendet bashkohen me sistemin COVID-19 të bllokut evropian, duke siguruar udhëtimin e lirë drejt dhe brenda bllokut.
Personat që posedojnë certifikatën COVID-19 të lëshuar nga këto tri vende nga nesër do të lejohen të udhëtojnë në bllokun evropian me të njëjtat kushte si qytetarët e BE-së.
Në këmbim, qytetarët e BE-së do të mund të përdorin kartat e tyre COVID-19 kur do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut, Turqi apo Ukrainë.
Duke folur mbi vendimin, komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se “derisa luftojmë pandeminë së bashku, partnerët tanë po ashtu janë një pjesë integrale e hapjes së sigurt së bashku”.
Eurokomisari Varhelyi përshëndeti përfshirjen e Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Ukrainës në sistemin e ‘Certifikatës Dixhitale COVID’ të bllokut evropian.
Maqedonia e Veriut, nga ana e saj, përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian, duke theksuar se në këtë mënyrë qytetarët e këtij vendi do t’i shmangin kufizimet e udhëtimit si testimet shtesë ose karantina e detyruar.
Ky vendim i Komisionit Evropian është njohje për Maqedoninë e Veriut për hapat aktive të ndërmarrë nga ana jonë në kontekst të ndërveprimit me rregullat e BE-së në këtë drejtim. Kjo do të thotë konfirmim për autenticitetin, vlefshmërinë dhe integritetin e vendimeve, hapave dhe masave që ndërmerren nga institucionet tona kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, tha në një njoftim Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
– Funksionimi i ‘Certifikatës Dixhitale COVID’
Dokumenti është i disponueshëm në telefonat e mençur ose në format letre dhe përmban një kod ‘QR’ që lejon autoritetet të përcaktojnë statusin e virusit COVID-19 të udhëtarit.
Ky dokument tregon nëse një person ka marrë të dy dozat e rekomanduara të vaksinës COVID-19 të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA), nëse posedon test negativ ‘PCR’ brenda 72 orëve të fundit ose nëse është shëruar nga virusi në gjashtë muajt e fundit.
Vaksinat e autorizuara nga EMA janë produktet e kompanive farmaceutike Pfizer/BiNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac dhe Johson & Johnson.
Persona që nuk janë të vaksinuar dhe nuk kanë dokument se janë shëruar nga virusi do të duhet të bëjnë një test ‘PCR’, ndërsa ata që janë vaksinuar me vaksinën e kompanisë kineze SinoVac, që nuk përfshihet në vaksinat e rekomanduara nga EMA, do të duhet të kontrollojnë kërkesat e hyrjes në vendin ku duan të udhëtojnë./AA
E-Diaspora
-
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Prishtina fitoi katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë













