Lajme
Mbi 21 milionë amerikanë mbeten pa punë shkaku i koronavirusit
Pjesa më e madhe e popullsisë amerikane është nën një formë bllokimi për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke e çuar ekonominë amerikane në një ndalesë virtuale
Më shumë se 21 milionë amerikanë kanë humbur punën e tyre në katër javët e kaluara, tregojnë shifrat e reja.Ky ishte deri më tani rezultati më i keq i humbjeve të vendeve të punës.
Sipas shifrave të fundit nga Departamenti i Punës, numri i të papunëve arriti në 5.25 milionë në javën që përfundoi më 11 prill.
Javën paraprake u panë 6.6 milionë aplikime. Pjesa më e madhe e popullsisë amerikane është nën një formë bllokimi për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke e çuar ekonominë amerikane në një ndalesë virtuale dhe duke detyruar bizneset e mëdha dhe të vogla për të pushuar punonjësit.
Ka parashikime se niveli i papunësisë mund të arrijë në 20% këtë muaj, raporton BBC.
SHBA ka pothuajse 640,000 raste të konfirmuara të virusit, dhe 30.985 njerëz kanë vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














