Lajme
Me viza në Kosovë?
Aplikimi apo jo i regjimit të vizave për shtetasit e huaj që hyjnë në shtetin e Kosovës ka konfrontuar një pjesë të kabinetit qeveritar .
Një vendim për vendosjen e regjimit të vizave për disa shtete, mund të ketë pasojë në njohjen e Republikës së Kosovës.
Kjo vërejtje i është tërhequr kabinetit qeveritar nga ministri i Punëve të Jashtme Kosovës, Enver Hoxhaj.
Por ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova nga raportet ndërkombëtare, por edhe të dhënat që kanë nga institucionet tona kryesisht përdoret si vend transit, nuk është vend destinacion për azilkërkuesit kryesisht nga Lindja e Mesme apo Afrika.
Ajo ka shtuar se një ndër kërkesat e Komisioni Evropian është edhe vendosja e regjimit të vizave. “Ne si qeveri kemi marrë një vendim për vendosjen e regjimit të vizave bazuar mbi parimet e Shengenit. Po ashtu jemi pajtuar që këto viza mund të jenë elektronike, por të jenë viza të cilat do të merren në konsullatat e Republikës së Kosovës gjë që implikon edhe strukturim të misioneve tona konsullore mbase edhe marrëveshjet e shumta me vendet e rajonit për ofrimin e shërbimeve të ndërsjella”, ka thënë Çitaku.
Por, ka ardhur reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se një vendim i tillë mund të ketë pasoja në njohjen e Republikës së Kosovës.
“Një vendim për vendosjen e regjimit të vizave mund të ketë edhe pasoja sa i takon njohjes së Republikës së Kosovës nga disa vende dhe si Ministri e Punëve të Jashtme kemi qenë shumë kujdesshëm a të marrim një vendim për vendosjen e regjimit të vizave apo jo. Meqenëse disa vende kanë bërë një gjë të tillë, ne mendojmë që këtë vit do mund të jetësojmë një vendim që kemi marrë vitin e kaluar”, ka thënë ministri Hoxhaj, transmeton Kosovapress.
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih Disa gra të maskuara sulmuan stacionet e tramvajit në Cyrih. Të tjera varën litarë nëpër shina.... -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh -
Spitalet zvicerane po përballen me një situatë të tensionuar














