Kosova
Mësimin sot nuk e filluan fëmijët që u kthyen nga Siria
Sipas ministrit në detyrë të arsimit, ata fëmijë ende nuk janë gati
Fëmijët kosovarë, të cilët u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, nuk e nisën të hënën mësimin në shkollat e Kosovës, ashtu siç u paralajmërua më herët.
Këtë e konfirmoi ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se këta fëmijë ende nuk janë gati për t’u kthyer në bankat e shkollës, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Bytyqi tha se në momentin kur ata të jenë gati, do të integrohen në klasa bashkë me fëmijët e tjerë.
“Janë duke u bërë përgatitjet. Kemi pasur nevojë për disa përgatitje dhe besojmë se shumë shpejt do të jenë pjesë e integruar nëpër klasa. Në momentin që t’i përgatisim fëmijët që të jenë të integruar në klasë, do të jenë pjesë e klasave të rregullta”, tha Bytyqi duke mos specifikuar se për çfarë përgatitjesh bëhet fjalë.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, së bashku me kryetarin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Në prill të këtij viti, 110 qytetarë të Kosovës, përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë janë kthyer nga Siria në Kosovë.
Prej fëmijëve në fjalë, 10 i takojnë nivelit të kopshteve, 5 janë parashkollorë, 25 do të vazhdojnë arsimin fillor dhe 34 nivelin e mesëm të ulët dhe të lartë të arsimit.
Më herët, ministri në detyrë i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, shprehu kënaqësinë që, siç tha, në bankat shkollore në Kosovë sot ulen edhe fëmijët e kthyer nga Siria.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
SHBA kërcënon BE-në Propozimi ka shkaktuar reagime të forta në Evropë. Disa eurodeputetë e kanë quajtur kërkesën amerikane “shantazh”,... -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë -
Shumica e vjedhjeve të makinave luksoze ndodhin në Gjenevë dhe Vaud -
Zvicra në mesin e top vendeve me konsum të lartë të pastës në botë














