Lajme
Milaim Rama: „Në shkurtin e ardhshëm i mbush 9 vjet”!
Rama, në fakt, më 29 shkurt mbush 36 vjet, por ditëlindjen mund ta festojë vetëm një herë në katër vjet
Jo, nuk e keni lexuar gabim dhe nuk është as deklarim i rremë i futbollistit të njohur veteran kosovar që ende luan për klubin zviceran FC Thun.
Milaim Rama vërtet “i mbush 9 vjet”, më 29 shkurt 2012. E pra, ai është i lindur në vitin 1976, që ka qëlluar një vit i brishtë. Siç dihet, data 29 shkurt, në kalendarin gregorian, këtë që e kemi në përdorim, vie vetëm një herë në katër vjet. Viti 1976 ka qenë një i tillë, ndërsa Milaim Rama ka pasur fatin të lindej atë vit, pikërisht më 29 shkurt. Njerëzit e lindur me këtë datë, shikuar “kalendarikisht” kanë të drejtë të festojnë ditëlindjen vetëm një herë në katër vite.
Si njëri nga këta njerëz, edhe Milaim Rama, ka të drejtë të thotë se në shkurtin e ardhshëm i mbush 9 vjet. Por, sigurisht, nuk ka të drejtë të kërkojë të shkojë në shkollë fillore dhe as të luajë për pionierët. Sepse në fakt ai i mbush 36 vjet!
Rama, në ndeshjen e djeshme kundër Servete-s, është inkuadruar në lojë vetëm në minutën e 65-të. Por, kjo i ka mjaftuar që të shënojë një gol, vetëm katër minuta më vonë. Ai, për blick.ch thotë për se ky mund të jetë njëri ndër golat më të bukur në karrierën e tij të gjatë.
Por, Rama ankohet se kohëve të fundit nuk po e angazhojnë gjatë gjithë ndeshjes, por kryesisht si zëvendësim.
Kjo, sigurisht, nuk ka të bëjë me “moshën e vogël” të tij!
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme Sipas analizës së World Weather Attribution, një ngjarje e tillë do të kishte qenë praktikisht e... -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku












