Kosova
Milenkoviq dyshohet për sulme ndaj institucioneve të Kosovës
Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, e i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës është i dyshuar për disa vepra penale.
“Llune” dyshohet se në grup me të dyshuar të tjerë ka organizuar sulmet ndaj objekteve të Komisioneve Komunale Zgjedhore me granata dore, sulmet ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Ai po ashtu dyshohet se ka sulmuar në disa raste të mitur, fëmijë shqiptarë, që jetojnë në Mitrovicën e Veriut, shkruan koha.net.
Mes tjerash dyshohet se ka pasur rol aktiv dhe ka qenë udhëheqës në barrikadat e shtatorit të vitit 2021 dhe së fundmi dyshohet se organizoi sulmet ndaj objekteve komunale, specifikisht në Zveçan, dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, që përfunduan me 30 ushtarë të plagosur, përcjell albinfo.ch.
Arrestimi i Milenkoviqit të martën në veri u përcoll me lëshim të alarmit. Gjatë aksionit për arrestimin e tij u lënduan lehtë tre policë të Kosovës.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












