Bota
Miliarderi amerikan befason 400 studentë në ditën e diplomimit
Të diplomuarit e kolegjit të Antlanës në Gjeorgji sot patën një arsye më shumë për të festuar. Në ditën e diplomimit, miliarderi Robert Smith iu bëri një befasi, përcjell albinfo.ch.
Ai mori përsipër që të paguajë kreditë e studentëve.
“Brenda vetes ju keni fuqinë për t’u bërë madhështorë, për t’u bërë vetëvetja, të pandalshëm, të pamohueshëm dhe të arrini gjërat që njerëzit menduan që nuk do të mund t’i bëni”, tha Smith ndër të tjerash, gjatë fjalimit të tij.
Ai njoftoi studentët se familja e tij po themelon një fond që do të shlyejë kreditë e studentëve. Ky lajm u prit me habi e brohoritje nga të pranishmit, përcjell në shqip albinfo.ch.
Rreth 400 studentë do të përfitojnë nga shuma prej 10 milionë dollarëve.
(Marrë me shkurtime nga storia e BBC)
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës Raporti i ri paralajmëron për përkeqësim të situatës së sigurisë dhe rritje të rreziqeve nga spiunazhi,... -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë














