Kosova
Ministri Çeku për projektin e ri të stadiumit në Gjilan: Do të kushtojë 15 milionë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku, ka nënshkruar sot marrëveshje me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt për të cilin ka premtime tash e disa vjet.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Çeku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht premtimeve të shumëta për ndërtimin e tij, deri më sot stadiumi në Gjilan ka mbetur vetëm projekt tash e disa vjet.
Ndërkaq ministri Çeku ka thënë se kanë realizuar projektin përfundimtar për ndërtimin e stadiumit, që sipas tij, ka munguar deri tash.
“Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më. Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ndërtimi i stadiumit do të kushtojë 15 milionë euro.
“Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë”, tha ai.
Ndër të tjera, ai ka paralajmëruar kallëzim penal për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën për këtë stadium, teksa ka bërë të ditur se stadiumi do të shërbejë edhe për Lojërat Mesdhetare 2030, që do të organizohen në Kosovë.
“Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë “Të angazhohemi sa më shumë në politikë dhe në të gjitha sferat. Kështu jemi të integruar,...
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane rrisin ndihmën financiare për primet e sigurimit shëndetësor Nëse pagesa juaj për sigurimin shëndetësor zviceran do të kalojë 8 për qind të të ardhurave...
-
A është e vërtetë që duhet të jesh i pasur për të marrë shtetësinë zvicerane?
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut i thotë “jo” nismës së bankës
-
80% e të moshuarve në Zvicër, cak i mashtrimeve
-
Mospajtime për qiratë dhe kontratat e strehimit në Zvicër