Lajme
Premtohet përkrahje për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë
Ministri i Arsimit Ramë Likaj u takua sot me përfaqësues të Qendrës së Botimeve për Diasporë, ku edhe premtoi përkrahje për ta.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot përfaqësues të Qendrës së Botimeve për Diasporën, me të cilët ka biseduar rreth mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.
Ministri Likaj tha se mësimi i gjuhën amtare, ka rëndësi të madhe për historisë dhe kulturës shqiptare për fëmijët shqiptarë që jetojnë në diasporë.
Prandaj, ai theksoi se Ministria e Arsimit është e gatshme që të mbështesë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, transmeto albinfo.ch
Gjatë takimit u bisedua për kurrikulat, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe tekstet shkollore për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.
Po ashtu, u theksua nevoja që të vazhdojë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy vendeve, e cila ka si qëllim organizimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta














