Kosova
Ministria e Ekonomisë në Kosovë dhe Universiteti i “Columbias”, memorandum për hulumtime
Ministria e Ekonomisë në Kosovë dhe Universiteti i Columbias në New York kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e hulumtimeve akademike përfshirë intervista dhe takime në teren. Universiteti do mbështesë Ministrinë e Ekonomisë në implementimin e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 përmes këtyre studimeve. “Dy pika të fokusit të hulumtimit e raportit të tyre do të jenë zhvillimi i skemave konkurruese për integrim të burimeve të ripërtërishme në Kosovë si dhe skemave mbështetëse për rritje të efiçiencës së energjisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, ministrja Rizvanolli është shprehur që “beson në politikëbërje të bazuar në fakte, është e rëndësishme që të kemi sa më shumë hulumtime që është e mundur mbi çështjet që i trajtojmë dhe që do të shfrytëzojmë në maksimum hulumtimin nga Universitetit Columbia”, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, profesori Jenik Radon, i cili specializon në menaxhim strategjik dhe të riskut, sovranitet dhe të drejta të njeriut, veçanërisht mjedisore si dhe transparencë, ka thënë që “mezi presim të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm me ju [Qeverinë e Kosovës], e jo vetëm një bashkëpunim të njëhershëm. Ne e kuptojmë që puna që jemi duke bërë është më e rëndësishme se kurrë për të kontribuar së bashku në zhvillimin e shtetit tuaj”, përcjell albinfo.ch.
Studentët e universitetit amerikan janë duke zhvilluar takime me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe aktorë relevantë për t’u informuar për të zhvilluar hulumtimet e tyre.
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Kolonat e gjata vazhdojnë në Gotthard, bllokim i madh i trafikut drejt jugut Rreth 10 kilometra kolonë para tunelit të Gotthardit, udhëtarët përballen me pritje deri në 1 orë... -
Pse janë mbipopulluar burgjet në Zvicër? -
Zvicër
Çfarë është hapur dhe mbyllur sot në Zvicër? -
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme













