Lajme
Moti i ligë e vështirëson jetesën në rajon
Të reshurat e mëdha të borës dhe ulja e temperaturave në Kosovë, deri tash kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion, anulime të fluturimeve, bllokim të rrugëve, si dhe probleme me furnizim me energji elektrike dhe ngrohje. Shumë komuna tashmë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Gjendja e rendë meteorologjike pritet të vazhdojë, ka thënë Drejtori i Institutit Meteorologjik, Sylë Tahirsylaj. Ai ka deklaruar se sot moti do jetë me vranësira dhe temperatura të ulëta prej minus 17 e 18 gradë celsius, ndërkaq temperatura maksimale e ditës do të arrijë në minus 12 gradë, raporton Radio Kosova.
Kjo gjendje sinoptike, sipas tij, do të vazhdojë deri të premten, kur pritet përkeqësim i motit me reshje bore. Reshjet borës sipas Drejtori i Institutit Meteorologjik, Sylë Tahirsylaj do të jenë të vazhdueshme në fundjavë dhe fillim të javës së ardhshme.
Ndërsa, sa i përket gjendjes së rrugëve në tërë Kosovën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë, se rrugët magjistrale dhe ato lokale janë të kalueshme, por që disa prej tyre të vështirësuara për qarkullim Në gjendje më të keqe, sipas tij, janë rrugët sekondare.
Përveç telasheve të shumta që po sjell acari në Kosovë, ngricat pritet të shkaktojnë dëme edhe në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.
Në këto situata më i ndjeshëm është sektori i vreshtarisë vlerësojnë ekspertë të bujqësisë.
Temperaturat deri -20 gradë në veri, izolohen shumë komuna të Shqipërisë
I ftohti polar, shoqëruar me trashësinë mbi 2 metra të borës dhe uljen e ndjeshme të temperaturave gjatë 24 orëve të fundit, ka krijuar një situatë tejet të vështirë në Kukës e Tropojë.
Situata rëndohet më tej se krahas borës, ngricave e rrugëve të bllokuara, në pjesën më të madhe të verilindjes, për shkak të avarive në rrjet, mungon energjia elektrike, raportojnë mediat e Tiranës.
Sipas medieve shqiptare, mësohet se të gjitha fshatrat e rrethit Pukë janë tërësisht të izoluara nga dëbora, ndërsa në komunën Blerim situata paraqitet problematike për shkak se kanë mbaruar burime ushqimore. Edhe në Dibër rezultojnë të bllokuara të gjitha komunat, ndërsa termometri shënoi deri -20 gradë celsius.
Në Maqedoni – 14 gradë Celsius, ka edhe reshje të borës
Moti në mbarë Maqedoninë vazhdon të jetë i ftohtë me reshje të kohpaskohshme të borës dhe erë nga veriu.
Sipas meteorologëve, temperatura ditore do të jetë prej -14 deri në 2 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë me temperatura deri në – 9 gradë Celsius, raportojnë mediat në gjuhen shqipe të Maqdonisë.
Sipas parashikimeve moti i ftohtë pritet të zgjas edhe gjatë javës së ardhshme.
Reshjet e reja dhe erërat e fuqishme me temperatura të ulëta kanë përfshirë tërë Evropën Juglindore, duke shkaktuar viktima të reja dhe vendbanime të izoluara. Deri tash në Evropën Juglindore janë regjistruar mbi 450 viktima nga moti i ftohtë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër










