Shqipëria

Naçi: Do të publikojmë çdo qindarkë që u dhurua për të prekurit nga tërmeti

Imami dhe drejtuesi i emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’, Elvis Naçi, thotë se këtë mbrëmje do të deklarojë të gjithë shumën e mbledhur nga emisioni dhe fondacioni mbi të prekurit nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetin social, Naçi thotë se do të bëhet transparent çdo qindarkë e dërguar nga shqiptarët në formën e donacionit për të prekurit nga tërmeti, shkruajne mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.