Koronavirusi: çast pas çasti
Në Gjermani fëmijët u rikthehen shkollave
Fëmijët në Gjermani u rikthyen ditën në shkolla, pas ndërprerjes së saj për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi i ri me origjinë nga Kina.
Në shumë shkolla atje, nxënësve në orën e parë iu mësua se si të ruajnë distancimin social dhe të zbatojnë rregullat bazë të higjienës.
Fëmijët u rreshtuan në një distancë të kërkuar nga njëri-tjetri dhe kur hynë në shkolla dezinfektuan duart me pajisjet që iu ishin vendosur në çdo ambient. Pjesa më e madhe e tyre ishte e pajisur me maska mbrojtëse.
Një ditë më parë, kancelarja Merkel me liderët rajonalë ranë dakord për hapjen e shkollave dhe shumë aktiviteteve të tjera, megjithatë u parashikua se nëse do të ketë një shtim të rasteve me koronavirus do të aplikohen “frenat e emergjencës”, të cilat parashikojnë rikthimin e masave shtrënguese.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës












