Lajme
Në Klinë dhe Viti ndalohen hyrjet e daljet
Pas konfirmimit të dy rasteve të para me coronavirus, në mbledhjen e jashtëzakonshme, Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndalimin e hyrjeve daljeve të qytetarëve në Klinë dhe Viti, për shkak të dy rasteve të cilët janë konfirmuar me coronavirus e që vijnë pikërisht nga këto dy qytete.
Këtë e bëri të ditur kryeministri, Albin Kurti në konferencë për medie duke shtuar edhe masat e tjera të cilat Qeveria i mori pas konfirmimit të rasteve me coronavirus.
Po ashtu Qeveria mori vendim që nga 16 mars të pezullohen përkohësisht të gjitha linjat në aeroport, përveç atyre ushtarake dhe medicinale.
Ndërprerja e transportit ndërurban, mbyllja e kufijve dhe mbyllja e qendrave tregtare e lokaleve, janë të tjera masa të marra nga Qeveria, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













