Kosova
Nënshkruhet marrëveshja për IPA 2022 me vlerë mbi 62 milionë euro
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022, në vlerë mbi 62 milionë euro.
Bislimi me këtë rast tha se nga kjo marrëveshje Kosova përfiton mbi 62 milionë euro që do të zbatohen në përkrahje për profesione të lira në Kosovë, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, menaxhimin e mbeturinave, ujërat e zeza, zhvillimi socio ekonomik dhe përkrahje për kthimin e komuniteteve.
Projektet do të bashkëfinancohen me 4.7 milionë euro nga buxheti i Kosovës, raporton kp. Ai tha se tani presin qe marrëveshja të procedohet sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi.
Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se BE është ofruesi më i madh i asistencës asociale që synon zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Edhe ambasadori i BE-së pret që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt të Kuvend.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë












