Kosova
Ngujohen për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë të Trepçës
UPDATE: Lajmi i fundit është se, të gjithë Minatorët janë nxjerrë të sigurt dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Kanë mbetur të ngujuar në miniera për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë të Trepçës.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, duke shtuar se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti me energji elektrike.
“Për shkak të një defekti me energji elektrike, kanë mbetur të ngujuar për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë në kombinatin Trepça”, tha Jonuzi.
Sipas tij, pritet që këta minatorë të dalin shumë shpejt nga këto hapësira.
“Po besoj shumë shpejt kanë për të dalë nga këto hapësira”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë











