E-Diaspora
Një grua shqiptare në Itali është zhdukur tash e 10 ditë
Një grua shqiptare me qëndrim në komunën italiane Marina di Massa është raportuar e zhdukur që prej 11 qershorit. Ajo është Marjana Marku, 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e rasti u bë publik në emisionin “Chi l’ha visto?”, i transmetuar në Rai3. Prej disa ditësh foto e saj po qarkullon edhe në rrjetet sociale, pas denoncimit të bërë në polici nga familjarë të gruas shqiptare.
Sipas medieve, Marjana ka komunikuar për herë të fundit me familjarët më 11 qershor 2018, e më pas ka humbur gjurmë. Mediat italiane bëjnë apel që të lajmërohet policia në rast se dikush ka informacion ose e ka parë shqiptaren, përcjell albinfo.ch.
Policia ka nisur kërkimet pas denoncimit dhe fotoja e saj është publikuar dhe në rrjete sociale për të ndihmuar në gjetjen e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Komiteti i parlamentit zviceran propozon trefishimin e taksave për studentët e huaj Studentët e rinj në Institutin Federal të Teknologjisë të Lozanës (EPFL) nga jashtë do të duhet...
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim?
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?