Kosova
Osmani: Zgjedhje në veri, në përputhje me kornizën kushtetuese
Pas takimit që pati Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës mund të mbahen vetëm në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore.
“Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe, në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Tutje bëhet e ditur se presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.
Ajo tutje ka shtuar se duhet bërë ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












