Lajme

Përhapja e coronavirusit s’ka të ndalur, ndalohet shitja e gjallesave të egra

Virusi kinez ka mbërritur edhe në Zvicër, 2 të shtruar në Triemlispital të Cyrihut

Informacionet e fundit tregojnë se coronavirusi që është përhapur në më shumë se 2,000 njerëz në Kinëm, është infektiv që në periudhën e tij të inkubacionit, para shfaqjes së simptomave, duke e bërë atë më të vështirë për t’u izoluar.

Thuhet se 56 njerëz kanë vdekur nga virusi. Ministri i Shëndetësisë në Kinë deklaroi se aftësia e përhapjes së virusit duket se po forcohet.

Disa qytete kineze ndërkohë kanë vendosur kufizime të konsiderueshme të udhëtimit. Qyteti Wuhan, i cili është dhe burimi i shpërthimit të virusit, është bllokuar totalisht nga hyrje daljet e njerëzve.

Zyrtarët kanë njoftuar se shitja e të gjithë gjallesave të egra në Kinë do të ndalohet duke filluar nga sot. Virusi mendohet se ka origjinën te kafshët, por asnjë shkak nuk është identifikuar zyrtarisht.

Tek njerëzit, periudha e inkubacionit, gjatë së cilës një person ka sëmundje, por ende nuk ka simptoma, varion nga një deri në 14 ditë. Pa simptoma, një person mund të mos e dijë që ka infeksionin, por prapë të jetë në gjendje ta përhapë atë.

Bëhet me dije se, pesë raste janë raportuar në Tajlandë, 4 në Australi, Franca, Japonia, Malajzia dhe Tajvani kanë raportuar tre raste secila. Sot edhe në Zvicër janë raportuar 2 raste. Në Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam autoritetet kanë konfirmuar dy raste dhe një rast raportuar në Nepal. /Albinfo.ch.