Lajme
Përurohen 38 kilometrat e autostradës ”Ibrahim Rugova”
Përurimin e bënë presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Berisha dhe kongresisti amerikan, Engel
Janë lëshuar në qarkullim 38 kilometrat e para të autostradës ”Ibrahim Rugova”.
Prerjen e shiritit e bënë presidentja e Kosovës, Atiefete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kongresisti amerikan Eliot Engel.
Në ceremoninë solemne kanë marrë pjesë drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kongresisti amerikan Eliot Engel, zyrtarë tjerë si dhe shumë qytetarë.
Presidentja Atifete Jahjaga, ka theksuar se me këtë autostradë po hiqen barrierat e komunikimit mes Kosovës dhe Shqipëri dhe po realizohet ëndrra e pritur shumë gjatë.
Kryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se kjo rrugë, që me krenari mban emrin Ibrahim Rugova, tha se është projekt i të ardhmes evropiane të Kosovës.
Kanë përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kongresisti amerikan Eliot Engel, ambasadori amerikan Kristofer Dell.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për rëndësinë e autostradës e cila bashkon edhe më shumë Kosovën dhe Shqipërinë, duke realizuar në këtë mënyrë një ëndërr historike të brezave me radhë.
Kongresisti amerikan Eliot Engel, pasi që ka uruar popullin e Kosovës për autostradën e re, ka theksuar se kjo është një ditë e shumë e rëndësishme, pasi që Kosova tash është më pranë Evropës.
Ambasadori amerikan Kristofer Dell, ka deklaruar se përurimi i këtij segmenti rrugor është edhe një hap tjetër drejt ëndrrës së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, emrin e të cilit mban kjo autostradë.
Kostoja e ndërtimit të 38 kilometrave të parë të autostradës ka kushtuar 330 milionë euro.Punimet në autostradë do të vazhdojnë derisa të përfundojë i tërë projekti, i cili pritet të përfundojë në nëntor të vitit të ardhshëm.
Autostrada “Ibrahim Rugova”, është cilësuar projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në BE. Punimet në këtë autostradë është duke i kryer kompania “Bechtel-Enka”.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?












