Kosova
Peter Stano: Veprimet e Kosovës, të pakoordinuara dhe të njëanshme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar se Unioni i ka cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme veprimet e Kosovës në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.
Në konferencën për media të zhvilluar sot, ai ka thënë se veprimet e fundit në Kosovës kanë nxitur shqetësim te Bashkimi Evropian.
“Gjatë javës së shkuar kemi parë dy shembuj të veprimeve që kanë nxitur shqetësim te Bashkimi Evropian. Njëri prej tyre ishte rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, dhe tjetra operacionet policore ndaj disa entiteteve të udhëhequra nga Serbia. Këta hapa janë shqetësues, sepse nuk kontribuojnë në shtensionimin e situatës“, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Stano është shprehur se këto veprime nuk po kontribuojnë në deeskalim të situatës dhe mund të kenë ndikim negativ te njerëzit.
“Këta hapa janë shqetësues, sepse nuk po kontribuojnë në përmirësimin e situatës, zakonisht nuk janë të koordinuar, janë të njëanshëm ose ndërmerren pa një nivel të nevojshëm konsultimi paraprak për të parandaluar ndikimin negativ që mund ta kenë te njerëzit. Prandaj është e rëndësishme të kthehen në dialog“, është shprehur ai.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se aktualisht nuk është caktuar ndonjë afat.
“Nuk jam në gjendje të shpall ndonjë datë të ndonjë takimi të radhës. Përfaqësuesi i posaçëm po punon me një ritëm të përditshëm dhe shpresojmë se në një moment do të jemi në gjendje të caktojmë një takim të nivelit të lartë të presidentit nga Serbia dhe kryeministrit nga Kosova, ku do të bënim përpjekje për t’u ndihmuar t’i zgjidhin çështjet”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












