Shqipëria
Policia e Shtetit shpëton dy turistë të huaj në Theth

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka shpëtuar dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.
Në orët e mbasdites së djeshme, Policia kishte marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Vlabonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë.
“Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin”, thuhet në raportin e policisë së Shtetit, shkruan Albinfo.ch.
Sipas njoftimit, dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Votat, iniciativat dhe referendumet zvicerane – historia e tyre Që nga viti 1848, përveç zgjedhjeve të përgjithshme, votuesit zviceranë janë thirrur të votojnë për 677...
-
Zviceranët po shpenzojnë sërish më shumë
-
Kampet e skive në Zvicër arritën nivele rekord të vizitorëve, vitin e kaluar
-
A duhet të legalizohet kanabisi në Zvicër?
-
VIDEO
Zviceranët konsumojnë më së shumti mjaltë në botë, por nuk është origjinal