Shqipëria

Presidentja greke jeton në ‘lagjen e shqiptarëve’

Gazetari shqiptar, Artur Bibe, në Greqi, ka treguar se presidenten e parë grua që u zgjodh në Greqi e ka fqinje dhe si e njeh ai.

“Presidentja e re banon në zonen ku mbipopullohet nga shqiptarët, ku nisen autobusët e Shqipërisë. Për ditë ka të bëjë me shqiptarët, një shqiptar i pastron shtëpinë, e kemi komshij, unë nuk e mbaja mend, thënë të drejtën thoja ku e kam parë, po më vonë e kujtova që pimë kafe në të njëjtin lokal. Eshte shume popullore, e cliruar nga te gjitha ngarkesat negative, gjithe emigrantet i sheh si njerez jo si pjese e huaj e komunitetit bile ka bere shume levizje qe te integrohen ne shoqerine greke emigrantet. Edhe si individ eshte njeri pozitiv.”- tregoi ndër të tjera, gazetari detaje të jetës së përditshme të presidentes së parë grua në Greqi, Katerina Sakellaropoulou, për wake Up.

Gazetari: Te ka rene rasti ti japesh ndonje kafe presidentes?

“E pinim kafen rregullisht ne te njejtin lokal e vrisja mendjen ku e njoh, pyeta edhe kamarieren, moj ku e njoh une kete, eshte ajo zonja qe vjen me ate plakun. Atje ku ulet te krijon idene e njeriut qe nuk ka probleme, se ketu kryetaret e gjykates ruhen shume dhe presidentja ska levizur me roje, eshte nje teater ngjitur me kafen, shkon atje rregullisht, ka nje mace, ka nje qen”, tha gazetari.

***

Greqia ka bërë një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou.

Parlamenti i Greqisë votoi që në rundin e parë për zgjedhjen e Sakellaropoulou si presidente e ardhshme të vendit fqinj. 63-vjeçarja fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në Parlamentin me 300 vende, falë edhe një pakti të heshtur mes qeverisë dhe opozitës.

Në më pak se 24 orë më vonë, partitë e opozitës, në një shfaqje të rrallë uniteti, mbështetën kandidaturën e saj. Ajo u votua nga partia qeveritare Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës, SYRIZA dhe nga Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Sakellaropoulou do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos. Gazetari i TCH Artur Bibe tregoi se si është njohur me presidenten e parë grua në Greqi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.