Lajme
Prezantohet masterplani për Brezovicën e re
Qendra e re që do të funksionojë gjatë tërë vitit do të ketë kapacitet për të pritur mbi 10 mijë mysafirë
Zyra e BE-së në Kosovë e ka prezantuar masterplanin i cili do të shërbejë si plan për zhvillimin një qendre turistike e cila do të funksionojë gjatë tërë vitit në Brezovicë, Komuna e Shtërpcës. Plani për ringjalljen e Brezovicës parasheh zhvillimin e një qendre turistike malore në zonën perëndimore afër qendrës ekzistuese të skijimit.
“Brezovica ka treguar sukses dhe potencial të padiskutueshëm edhe në të kaluarën dhe zhvillimi i saj sipas standardeve moderne paraqet një prej mundësive më të mira në ketë rajon për krijimin e të ardhurave, vendeve të punës dhe për zhvillim. Dhe për ketë qëllim BE ka mbështetur komunën dhe Qeverinë e Kosovës në hartimin e Masterplanit për zhvillimin e Brezovicës”, Samuel Zhbogar, ka theksuar shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar.
Edhe Kryeministri, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të Masterplanit për zhvillimin e Qendrës turistike në Brezovicë, organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Thaçi ka ritheksuar se ky masterplan është një dokument strategjik dhe zhvillimor, me rëndësi të veçantë për tërë Kosovën dhe parasheh që Brezovica të ketë jetë një ndër qendrat kryesore të rekreacionit dhe sporteve dimërore në rajon, bazuar në klimën dhe terrenin shumë të favorshëm që ka kjo zonë e Kosovës.
Në takim, Kryeministri Thaçi ka shprehur mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për tërheqjen e investitorëve të fuqishëm ndërkombëtar me qëllim të zhvillimit të kësaj zone të interesit të veçantë për vendin tonë.
Qendra e re që do të funksionojë gjatë tërë vitit do të ketë kapacitet për të pritur mbi 10 mijë mysafirë dhe do të ketë pjerrësira ku mund të bëjnë ski si fillestarët ashtu edhe ekspertët, do të ketë një qendër të fshatit me vende akomodimi, restorante dhe pasuri të paluajtshme. Planifikohet që të bëhet edhe lidhja me qendrën e ekzistuese të skijimit përmes zgjerimit dhe modernizimit të pjerrësirave dhe zonës ku do jetë baza e tyre.
Masterplani i financuar nga BE thekson pronësinë e fuqishme lokale si bazë për rimëkëmbjen e suksesshme ekonomike. Ringjallja e qendrës së popullarizuar të skijimit pritet që të krijojë rreth 3 mijë vende pune. Plani ka për qëllim që ta bëj Brezovicën atraktive për investime duke ruajtur në të njëjtën kohë mjedisin e saj natyror.
Për zhvillimin e qendrës malore të Brezovicës, si një sipërmarrje investuese afatgjate do të duhen deri në 10 vite. Zyra e BE-së mbetet shumë e përkushtuar që të ndihmojë qeverinë në zbatimin e këtij Masterplani.
Qeveria e Kosovës pritet që të organizojë një konferencë ndërkombëtare të donatorëve gjatë vitit 2012 për të tërhequr investime potenciale nga sektori publik dhe privat. BE mbetet e përkushtuar që të financojë një pjesë të infrastrukturës publike që parashihet për zbatimin e këtij masterplani.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër














