Kosova
Pse takimi Kurti-Vuçiq do të mbahet në Ohër?
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut tregon arsyet

Pas shumë supozimeve të hamendësuara, kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në takim me qytetarët e Shkupit ka folur për rëndësinë e faktorit shqiptar në vend dhe takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja shteteve, përcjell albinfo.ch.
“Për një javë, në Ohër takohet kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Shpresoj për të nënshkruar Marrëveshje për njohje. A e dini pse pikërisht në Ohër? Si mirënjohje për suksesin e Marrëveshjes së Ohrit. Por, edhe si mirënjohje për rolin tonë të ri si shtet në rajon”, ka deklaruar Osmani.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars pritet të takohen në Ohër për të diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.
Në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimet e ndara do të zhvillohen duke filluar në ora 10:00, ndërsa ai trepalësh pas mesditës.
“Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
SHKSHZ mban orë letrare kushtuar 28 Nëntorit Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ) organizon një orë letrare, në nderim të 28 Nëntorit,...
-
Wil: Mbrëmje artistike me rastin e Festës së Flamurit
-
Ish-ushtari i UÇK-së vritet në Francë teksa flinte
-
Nëntori i letrave shqipe dhe atdhedashurisë mbahet në Vjenë
-
VIDEO
Rita Ora arrin në Kosovë për ditëlindje, prek tokën me dorë
Jeta në Zvicër
-
Sunrise planifikon të shkurtojë 200 vende pune në fillim të vitit 2024 Operatori i telekomunikacionit Sunrise planifikon të shkurtojë 200 vende pune në tremujorin e parë të 2024....
-
Zvicër: Kërkohen më shumë informata rreth kontratave të vaksinës Covid
-
Zvicër: Shqyrtohet importi i papërgjegjshëm i qenve
-
Ndryshimi i orarit të SBB-së, më shumë lidhje për adhuruesit e malit
-
Qyteti zviceran që votoi për të refuzuar eksperimentin e të ardhurave bazë