Kosova
Qendrat e votimit në veri do të improvizohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim për funksionalizimin e qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore. Me tetë vota pro dhe një abstenim, nga 44 qendra votimi në katër komunat janë miratuar vetëm 19, gjashtë prej tyre të rregullta dhe 13 alternative, që do të thotë kontejnerë, përcjell albinfo.ch.
“Duke u bazuar në vlerësimin e KKZ-së dhe të organeve të sigurisë, është konstatuar se vetëm gjashtë qendra të votimit mund të hapen në lokacionet e zakonshme dhe 13 qendra të votimit do të jenë alternative, pra kontejnerë”, është shprehur përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani. Tutje ai ka shtuar se kontejnerët do të sigurohen nga institucionet e Kosovës. “Një barrë e ka marrë edhe KQZ-ja në aspektet logjistike dhe teknike, në anën tjetër, në tërësi do të sigurohen nga institucionet e sigurisë”, është shprehur ai në mbledhjen e KQZ-së, përcjell albinfo.ch.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës do të mbahen më 23 prill. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit do të votojnë për kryetarë komunë, ndërkohë edhe për asamble komunale do të votojnë qytetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit. Zgjedhjet ishin paraparë të mbaheshin në dhjetor të vitit 2022, mirëpo janë shtyrë pas një raporti të institucioneve të sigurisë që thonin se nuk ka siguri për mbajtjen e zgjedhjeve.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e banuara më shumicë serbe vijnë pas dorëheqjeve të këtyre të fundit nga institucionet e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë










