E-Diaspora

Qëndrim Bajrami nga Zvicra, kampion botëror në kikboks

Ai thotë se gjithmonë vjen në Kosovë dhe nuk e harron prejardhjen e tij

Një tjetër sportist shqiptar po shkëlqen në diasporë. Është ky kiboksieri, Qëndrim Bajrami, i cili është lindur e rritur në Zvicër.

Bajrami po e zhvillon karrierën në Zvicër, derisa mban titullin e kampionit botëror në “Strykers League”.

Ai në një intervistë për “KTV” ka folur për karrierën e tij, dhe synimet për të ardhmen përcjell albinfo.ch.

Qëndrimi shprehet mjaft krenar sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, ai tregon edhe vështirësitë për t’u prezantuar me flamurin e shtetit të Kosovës, kur ndeshjet zhvillohen nëpër shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, si për shembull Kina.

Ai thotë se gjithmonë vjen në Kosovë dhe nuk e harron prejardhjen e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=CMy0TcP1-fU