Kosova
Reagon Ambasada Gjermane në Kosovë: Nuk e bojkotuam pritjen shtetërore
Ambasada gjermane në Prishtinë ka reaguar për mospjesëmarrjen në Pritjen Shtetërore për Ditën e Çlirimit që u mbajt të hënën në mbrëmje.
Për Radio Evropën e Lirë thanë që ambasada nuk e ka bojkotuar pjesëmarrjen. “Ambasada gjermane ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe zyrtarisht në të është përfaqësuar nga zëvendëskreu i misionit, siç ka ndodhur në shumë raste”, thuhet në përgjigje, përcjell albinfo.ch.
Më 12 qershor ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia, Franca dhe Britania e Madhe) nuk janë parë në ngjarjen e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, për shënimin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme Sipas analizës së World Weather Attribution, një ngjarje e tillë do të kishte qenë praktikisht e... -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku












