Kosova
Reagon Çeku pas arrestimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe regjisorit të shfaqjes.
Ai ka akuzuar shtetin e Serbisë që, sipas tij, ka shfaqur ‘mosdurim nacional’, kur më 9 qershor, institucionet serbe ndaluan shfaqjen e dy filmave shqiptarë, të financuar nga Qeveria e Kosovës.
“Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave. Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës”, ka shkruar ministri Çeku.
Ai ka thënë se ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional.
Çeku me tej ka thënë se është gabim të mendohet se Serbia ka ndryshuar.
Më datë 9 qershor, policia e Serbisë në Bujanoc ka shoqëruar në stacion policor drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili, si dhe ka intervistuar aktorin Gani Veseli.
Me vendim të autoriteteve serbe, filmat nuk do të mund të shfaqën deri në përfundim të hetimeve.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër













