Lajme
Referendumi në veri do të mbahet?
Referendumi i paralajmëruar nga serbët e veriut, me anë të të cilit do të vendoset nëse serbët e katër komunave veriore do të pranojnë apo jo institucionet e Kosovës, do të mbahet javën e ardhshme, më 15 shkurt, ka bërë të ditur Marko Jakshiq, përfaqësues lokal i serbëve të veriu, që përfaqëson Partinë Demokratike të Serbisë që drejtohet nga ish-kryeministri Vojisllav Koshtunica.
“E kemi vendosur, që referendumin në komunat në veri ta mbajmë javën e ardhshme, më 15 shkurt. Për një gjë të tillë jemi pajtuar të gjithë, sepse është në interes të popullit serb”, ka deklaruar ai, duke kundërshtuar në këtë rast edhe thirrjet nga Beogradi për mosmbajtjen e këtij referendumi, raportojnë mediat e Kosovës.
I vetmi përfaqësues serb që ka kundërshtuar deri tash referendumin ka qenë përfaqësuesi i Leposaviqit. Mirëpo, siç thuhet, edhe ai ka lëshuar pe.
Kërstimir Pantiq, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës, thotë se referendumi nuk e dëmton Serbinë, andaj edhe do të mbahet.
Oliver Ivanoviq, sekretar për Kosovë në Qeverinë Serbe, thotë për “Zërin”, se ende nuk ka informata të sigurta nëse referendumi vërtet do të mbahet më 15 shkurt.
Sido që të jetë, sipas tij, arsyeja pse Beogradi zyrtar nuk ka marrë masa për ta ndaluar referendumin, është se edhe nëse mbahet, çfarëdo rezultati që do të merret, Serbia nuk do ta marrë seriozisht.
Beogradi zyrtar ka vazhduar të kundërshtojë organizmin dhe mbajtjen e këtij referendumi, ku sipas presidentit Boris Tadiq, ky referendum është i panevojshëm, për shkak se institucionet e Kosovës, Serbia nuk do t’i pranojë kurrë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër












