Literaturë

Austriaku shkruan mbi përkrenaren e Skënderbeut dhe vë në lojë identitetin e BE-së

"Një gjë është veçanërisht e rëndësishme: me figurën e Skënderbeut, Shqipëria ka diçka që vetë BE-ja nuk e ka: një simbol të bashkimit dhe unitetit"

Gjithsej 133 vepra u dorëzuan për Çmimin Austriak të Librit 2022 – juria tani ka përzgjedhur pesë prej tyre. Teksti fitues do të zgjidhet si pjesë e “Buch Wien 22” më 21 nëntor 2022, shkruan lesering.de.

Pesë Veprat dhe autorët e mëposhtëm janë në listën e ngushtë për Çmimin Austriak të Librit 2022: Helena Adler – “Fretten”; Reinhard Kaiser-Mühlecker – “Wilderer”; Anna Kim – “Geschichte eines Kindes”; Robert Menasse – “Die Erweiterung” dhe Verena Roßbacher – “Mon Chéri Geschichte eines Kindes”.

Kur romani i BE-së “Kryeqyteti” u botua në vitin 2017, kritikët e tepruan me lëvdata dhe i dhanë çmimin gjerman të librit, autorit, Robert Menasse, tranmseton albinfo.ch. Romani episodik u ngjit në krye të listave të bestsellerëve. Pesë vjet më vonë, vazhdimi i tij, me titullin “Die Eweiterung” (Zgjerimi) botuar në fillim të tetorit, vjen me një sërë karakteresh dhe vendndodhjesh.

Veprimi zhvillohet ndër të tjera në Tiranë, Poloni dhe në zyrat e BE-së në Bruksel, ai të çon në dhomat e pasme të politikanëve kryesorë të Evropës, në malet shqiptare dhe përfundon në një fundosje të furishme.

Komploti ka të bëjë me pranimin e Shqipërisë në BE, reformën gjyqësore polake, tradhtinë e idealeve të vjetra – dhe një helmetë (atë të Heroit Kombëtar Shqiptar, Skënderbeut) të zhytur në histori që është vjedhur nga sallat e Muzeut Historik të Arteve,në Vjenë.

Ngjashmëritë me personazhet e gjallë janë të qëllimshme, dhe ka vërtet shumë personalitete që në këtë roman portretizohen nga Robert Menasse në një mënyrë sa të dashur aq edhe thumbuese.

Marrë në tërësi, ky roman është “shumë gjëra të mbështjellë në një”: farsë politike, roman krimi dhe histori dashurie, i shkruar gjithmonë afër realitetit dhe me plot kërkime të hollësishme, përcjell albinfo.ch. Shkurt: “Zgjerimi” është shuma e preokupimit të përjetshëm të Menasse me Bashkimin Evropian dhe kontradiktat e tij politike.

Juria e cila ka përzgjedhur romanin “Zgjerimi” në zgjedhjen e ngushtë, veç tjerash shkruan: “BE-ja konsiderohet e vështirë për t’iu qasur. Një institucion pa glamur, por me deficit demokratik, siç thuhet shpesh në mënyrë kritike. Dhe gjithsesi, është e vështirë të thuhet se cila është saktësisht fytyra e BE-së. Robert Menasse tashmë e ka trajtuar këtë në të parin nga tre romanet e tij të planifikuar të BE-së (“Kryeqyteti”).

Në romanin e ri,  “Zgjerimi” prek sërish një hekur të nxehtë: aty bëhet fjalë për kandidatët për anëtarësim në BE, transmeton albinfo.ch. Për ironi, Shqipëria do të marrë statusin e anëtarësimit. Natyrisht, projekti ka më shumë armiq sesa miq në BE. Dhe Robert Menasse nuk do të ishte Robert Menasse nëse ai nuk do ta rreshtonte këtë histori aventureske politike me një komplot sa tërheqës aq edhe qesharak.

Në fabulën e romani flitet për vjedhje e thesarit kombëtar të shqiptarëve, helmetës së Skënderbeut, një zyrtar austriak i BE-së bie pa shpresë në dashuri me kolegen e tij shqiptare…

“Zgjerimi” është një roman i dytë i furishëm për BE-në kaq të mërzitshme. I furishëm, sepse Robert Menasse tregon një histori dashurie evropiane, shpalos një histori kriminale absurde në të dhe gjithashtu bën të parkalojnë aty pjesëtarë nga më të ndryshmit të personelit politik.

Menasse, kritik ndaj BE-së, në një nga intervistat e tij lidhur me romanin thotë: “Shqipëria (dhe shqiptarët) ka një fytyrë unifikuese, Skënderbeun. Por BE-ja cilën fytyrë të saj unifikuese ka?”.

“Është e pamundur të mos e hasësh Skënderbeun në Shqipëri. Ai është heroi më i madh kombëtar, ka qenë i pari që ka bashkuar fiset shqiptare, ka qenë, si të thuash, themeluesi i identitetit shqiptar. Dhe ai mbrojti Oksidentin e krishterë kundër osmanëve në shumë beteja, percjell albinfo.at. Më dukej gjithashtu shumë interesante: që ky i ashtuquajtur `Athleta Christi` është heroi më i madh kombëtar i një vendi me mbizotërim mysliman.

Por një gjë është veçanërisht e rëndësishme: me figurën e Skënderbeut, Shqipëria ka diçka që vetë BE-ja nuk e ka: një simbol të bashkimit dhe unitetit. Dhe në këtë kuptim kam luajtur me këtë personazh në roman, ose më mirë përkrenaren e tij, që është një logo universale në Shqipëri. Ta themi dhe këtë: Helmeta ruhet në muzeun Botërorë, në Vjenë.