Kosova
Rreth 300 milionë euro për projekte mbeten të pezulluara, si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës
Si pasojë e masave ndëshkuese, të cilat janë vënë nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, në qershorin e vitit 2023, rreth 300 milionë euro për projekte kanë mbetur të pezulluara, transmeton albinfo.ch.
Arsimi, menaxhimi i mbeturinave, trajtimi i ujërave të zeza, përfshirë edhe segmentet e tjera të “ekonomisë qarkore”, si riciklimi dhe përpunimi i mbetjeve, konsiderohen të jenë disa nga fushat që kanë pësuar më së shumti humbje për shkak të bllokimit të projekteve që zakonisht mbështeten nga Bashkimi Evropian.
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se pasojat që u janë shkaktuar komunave të Kosovës për shkak të mbetjes në fuqi të masave të BE-së ndikojnë drejtpërdrejt në vështirësimin e jetës së qytetarëve, ndërsa ka shprehur shqetësimin që ka rënie të dukshme edhe në investimet e tërthorta që bëhen përmes organizatave joqeveritare, e të cilat kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve.
Sipas një hulumtimi të KALLXO.com i publikuar në fund të vitit 2023, edhe pse komunave të Kosovës u është rritur buxheti për vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 për 82 milionë euro, megjithatë mbi 80% e kësaj rritjeje ka shkuar në paga dhe mëditje, duke mos reflektuar në investime kapitale.
Rreth 300 milionë euro vlera e projekteve të pezulluara, sipas shifrave nga Oda Ekonomike e Kosovës, që janë të përafërta me humbjet që Kosova ka pësuar nga masat e BE-së.
Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna, tregon se deri më tani sipas të dhënave që posedojnë, vlera e projekteve që janë bllokuar si rezultat i masave të vendosur nga Bashkimi Evropian është rreth 300 milionë euro.
“Por, keni parasysh që kjo shumë shkon duke u rritur për shkak të projekteve të reja që është dashur të vinë në Kosovë në muajt e ardhshëm. Shtoni këtu edhe mjetet të cilat mund të merren nga fondet e ndryshme të BE -së. Me të vërtetë ky është një dëm i madh material – financiar”, thotë Rafuna.
Sipas Rafunës, pothuajse të gjitha komunat e mëdha të Kosovës pësojnë nga bllokimi i fondeve, por më se keqi e pëson Kosova si shtet.
“Është edhe dëmi në imazh të Kosovës. Jemi vendi i vetëm në Evropë nën masa ndëshkuese dhe kjo nuk inkurajon investitorët të vinë për të investuar në vendin tonë”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile











