Lajme
Serbia ndërton fshat në Kosovë për kthimin e 1500 serbëve
Një fshat me rreth 300 shtëpi pritet të ndërtohet në mes Mitrovicës së veriut dhe Zveçanit, për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia në Kosovë. Ky është investimi më i madh i Serbisë në territorin e Kosovës
Një fshat prej 300 shtëpive do të ndërtohet në pjesën veriore të Kosovës, për t’i akomoduar rreth 1500 serbë që pritet të kthehen në Kosovë nga Serbia. Ky fshat i quajtur “Lugina e Diellit” (Suncano Dolina) është projekti më i madh dhe më i kushtueshëm i Qeverisë së Serbisë në Kosovën e pas përfundimit të luftës.
Ky lokalitet që është parashikuar të ndërtohet ndërmjet Mitrovicës së veriut dhe Zveçanit, do të ndërtohet pa lejen e Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Në Prishtinë, opozita këtë e quan rikolonizim të vendit, ndërsa kryeministri Isa Mustafa e konsideron të jashtëligjshëm.
Pavarësisht kësaj, zyrtarët e Qeverisë së Serbisë dhe ata të Kishës Ortodokse Serbe e kanë vënë dje gurthemelin për ndërtimin e “Suncana Dolina”. Gurthemelin e kanë vendosur Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe peshkopi i Argjipeshkvisë Rashkë-Prizren, Teodosije.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe shumë politikanë serbë nga Kosova dhe Serbia, ndërsa është prezantuar edhe maketi i këtij vendbanimi kolonizues, raporton Zëri, transmeton Albinfo.Ch.
“Ky është hap historik për kthimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, për serbët në Kosovë, por edhe për të gjithë serbët nga Kosova të cilët para 16 vjetësh u dëbuan”, tha Marko Gjuriq, pas vënies së gurthemelit. Ai shtoi se projekti i filluar nuk është projekt i hartuar kundër askujt dhe bëhet fjalë për projekt, siç tha ai “të dashurisë ndaj popullit, qëllimi i të cilit është që të zbuten pasojat e spastrimit etnik dhe dëbimit të përgjakshëm”.
Kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur të jashtëligjshëm ndërtimin e këtij fshati, ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare, e kanë quajtur rikolonizim të Kosovës.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme Sipas analizës së World Weather Attribution, një ngjarje e tillë do të kishte qenë praktikisht e... -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku











